Zgjedhjet, ambasadorët takojnë Berishën

17/05/2011 13:35

Procesi zgjedhor dhe numërimi i votave ka qenë pjesë e bisedimeve të
sotme mes ambasadorit amerikan, Alexander Arvizu, kryetarit të Prezencës
së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorit Eugen Wollfarth, kreut të
Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ettore Sequi në një takim me
kryeministrin e vendit, Sali Berisha.

Sipas një njoftimi të këshillit të ministrave, thuhet se ambasadorët vlerësuan zhvillimin e qetë të zgjedhjeve dhe vlerësuan lart deklaratat e kryeministrit të bëra mbas mbylljes së procesit të numërimit për Tiranën, që në kushtet e një rezultati shumë të ngushtë, palët duhet të tregojnë durim deri në daljen e rezultatit final të çertifikuar ligjërisht.

Nga ana e tij kryeministri Berisha theksoi se ai dhe mazhoranca, qëndrojnë të bindur se çdo votë e hedhur nga zgjedhësit do të vlerësohet dhe numërohet me saktësi dhe se rezultati final do të pasqyrojë saktësisht vullnetin e zgjedhësve shqiptarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA