Të jesh transvestit në Shqipëri

17/05/2011 16:45

Klea! Kështu preferon ta quajnë djalin 22-vjecar, i cili në moshën
9-vjecare kuptoi se ishte ndryshe nga te tjerët. Edhe pse fëmija i
vogël i një familje të madhe që jeton në Tirane, Klea nuk ngurroi të
shfaqë hapur para familjes dhe shoqerise tendencat e tij seksuale.

Ne jeten e perditshme Klea vishet normalisht, si nje djale 22-vjecar, por ne dite te vecanta, ai preferon te shfaqet sic eshte ne te vertete nje transvestit.Jeten seksuale e ka nisur shume heret, atehere kur kuptoi se i pelqente me shume jeta femerore. Klea thotë se ka patur marrëdhënie në moshën 13-vjecare me një person që jetonte jashtë kufijve të Shqipërisë, të cilin e la të lirë më pas të krijonte familjen e vet.

Por Klea e di se ai dhe shume te rinj te tjere me prirje te ndryshme seksuale jane te diskriminuar.

Ne Diten Nderkombetare te Homofobise, ambasadorja e Pink-ut në Shqipëri, tregon se keta njerez jane te diskriminuar dhe shpesh behen pre e dhunes.Studimet tregojne se personat LGTB-së lindin te tille dhe prirjet e tyre i shfaqin pas moshes 9-vjecare dhe ne pubertet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA