Strauss Kahn, Sarkozy: Të punojmë me unitet

17/05/2011 14:10

Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka reaguar në mënyrë indirekte lidhur
me arrestimin e Strauss Kahn, duke deklaruar se tani duhet të vijojë
puna me gjakftohtësi, kurajë dhe unitet.

“Gjakftohtësia, guximi, uniteti dhe dinjiteti janë linja që duhet të ndiqet nga mazhoranca”, ka deklaruar Sarkozy në një takim me dyer të mbyllura me eksponentët e mazhorancës së tij.

Shefi i FMN-së, Dominique Strauss Kahn u arrestua të shtunën në Nju Jork nën akuzën e dhunës seksuale dhe sot gjykata e dërgoi atë në burgun më famëkeq të Nju Jorkut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA