Strauss Kahn, nën presion për dorëheqje

17/05/2011 14:50

Mbi Dominique Strauss Kahn po shtohen presionet për t’u tërhequr nga posti i kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ministrja austriake e Financave, Maria Fekter i ka bërë atij thirrje që të marrë në konsideratë opsionin në fjalë.

Ndërkohë që homologia e saj spanjolle, Elana Salgado ka shprehur mbështetjen e saj për viktimën e agresionit seksual.

Strauss Kahn mbahet nën arrest në burgun më famëkeq të Nju Jorkut, Rikers Island, pas arrestimit të tij ditën e shtunë, nën akuzën e tentativës së dhunimit të një kamariereje të hotelit.

Ai konsiderohej favorit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në Francë dhe shumë persona mendojnë se mund të ketë rënë në grackën e ngritur nga rivalët e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA