Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanovic ka deklaruar se për
Beogradin ekziston mundësia për të biseduar për të gjitha temat me
Kosovën dhe jo vetëm për ato me karakter teknik.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Beta”, Stefanovic ka mohuar zërat se marrëveshja për nisjen e dialogut ka qenë që ai të përqendrohet vetëm në cështjet teknike.

“Është tërësisht e pasaktë që të dyja palët, sic thuhet në Prishtinë, kanë rënë dakord që të bisedojnë vetëm për cështje teknike. Nuk janë të vërtetë as zërat se ky ka qenë një kusht i vendosur ndaj Serbisë për nisjen e dialogut”, ka pohuar Stefanovic.

Deklaratat e Stefanovic pasojnë ato të negociatores kosovare Edita Tahiri, se në dialog nuk ka vend për trajtimin e cështjeve politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA