Siri, qeveria mohon ekzistencën e varreve

17/05/2011 13:10

Qeveria siriane ka hedhur poshtë deklaratat për zbulimin e të paktën një varri masiv në qytetin jugor të Derasë.

“Lajmet kanë qenë plotësisht të pavërteta dhe pjesë e një fushate për nxitje të tensioneve”, ka deklaruar Ministria e Brendshme.

Banorët e qytetit thanë për agjencinë e lajmeve “Reuters” se fshatarët përreth Derasë kanë nxjerrë 13 trupa, përfshirë të një fëmije dhe një gruaje, nga një varr i vetëm.

Edhe një aktivist raportoi gjithashtu për zbulimin e një varri masiv në qytetin jugor. Ndërkohë, gazetarët e huaj janë penguar të hyjnë në Siri dhe lajmet për ekzistencën e varreve nuk mund të verifikohen.

Nga ana tjetër, raportohet se në disa qytete vazhdojnë protestat e qytetarëve kundër regjimit të Bashar al Assad.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA