Shirokë, shpërthim në lokal

17/05/2011 10:35

Një lokal në lagjen turistike të Shirokës në Shkodër është shkrumbuar
nga flakët në orët e vona të darkës. Dyshimet e policisë janë për
vendosje eksplozivi në lokal, por në të njëjtën kohë është duke u hetuar
dhe mundësia e shpërthimit të ndonjë bombule gazi në ambientet e
lokalit.

Ngjarja ne fjale ka ndodhur rreth ores 23.00. Nga banoret aty prane ne fillim eshte degjuar nje shperthim i i fuqishem qe me pas eshte shoqeruar me flake.

Brenda pak minutave i gjithë lokali eshte perfshire nga flaket duke shkrumbuar gjithcka qe ndodhej brenda. Nderhyrja e zjarrfikseve ka bere te mundur qe flaket e zjarrit te mos perhapen ne lokalet e tjera qe ndodheshin aty prane.

Grupi hetimor ne vendin e ngjarjes ka nisur hetimet qe jane perqendruar ne dy pista ku dyshimet me te medha jane  ne ate te vendosjes se eksplozivit per arsye konkurence pasi lokali ne fjale qe ndodhet buze liqenit te Shkodrës njihej ne zone per gatim dhe cmime te lira dhe kishte klientele dhe pista e dyte ka te beje me ndonje situate aksidentale te shperthimit te bombules se gazit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA