SHBA kanë ndëshkuar Greqinë për shkak të vetos kundër hyrjes së Maqedonisë në NATO në samitin e Bukureshtit të vitit 2008.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja greke “Ta Nea”, e cila i referohet një mesazhi të publikuar nga Wikileaks.

Sipas burimit, dënimi që SHBA i dhanë Greqisë ishte mospërfshirja e saj në programin për udhëtime pa viza.

“Shpallja e kësaj mase u bë në tetor të vitit 2008, nga presidenti amerikan George W. Bush, i cili nuk dha dritën jeshile që qytetarët grekë të udhëtonin pa viza në SHBA, përkrahë shtatë vendeve të tjera që fituan këtë të drejtë”, citon gazeta mesazhin e Wikileaks.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA