Real Madrid, Sergio Ramos e Pepe zgjasin kontratat

17/05/2011 15:30

Real Madrid do të zgjasë kontratën e Pepe dhe Sergio Ramos në javën e ardhshme.

Lajmin e bën të ditur gazeta sportive spanjolle AS.

Kontrata e Pepe që përfundonte në vitin 2012, do të zgjatet edhe 4 vite të tjera.

Përsa i përket Sergio Ramos, spanjolli do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2017.

Mbrojtësi portugez Pepe, i cili është një nga lojtarët më pak të paguar të ekipit madrilen me 1.8 milionë euro, do të marrë tashmë 3.8 milionë euro nga kontrata e re. Ndërsa spanjolli do të ketë një rritje rroge nga 3.5 në 4.5 milionë euro.

Top Channel