Rama: Po tentohet të përmbyset rezultati në Tiranë

17/05/2011 15:25

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një dalje për mediat, deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një
vendimi të paligjshëm po tenton të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve në
Tiranë.

Kreu socialist theksoi se disponon procesverbalet për cdo votë të numëruar në 485 kutitë e votimit.

“Apeli im për Saliun është të ndalet këtu që të mos nxjerrë nga kontrolli procesin. Shqipëria sot ka nevojë për ekuilibër, për qetësi dhe shqiptarëve politika u detyrohet punë dhe vizion për të ardhmen”, tha Rama. Sipas tij, nësë KQZ-ja shkel ligjin, atëherë do të reagohet me të gjithë fuqinë e së drejtës që ka populli.

“Nuk ka forcë që vjedh forcërisht rezultatin tonë në Tiranë”, tha Rama.

Ndërkohë pak minuta më vonë zëdhënësi i KQZ-së njoftoi se mbledhja e pezulluar do të nisë menjëherë pasi të normalizohet gjendja në sallën e mbledhjeve.”Deputetet e PS-së shkaktuan rrëmujë në sallë. KQZ u garanton të gjithëve se cdo votë do të numërohet”, tha zëdhënësi.

Deputetët e grupit parlamentar socialist kanë shkuar në KQZ, për te kërkuar certifikimin e rezultatit në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA