Pele: Cruyff dhe Platini, më të mirë se Messi

17/05/2011 12:30

Për legjendën braziliane të futbollit, Pele, argjentinasi Lionel Messi
është sot lojtari më i mirë në botë, por Johan Cruyff, Michel Platini
apo Alfredo Di Stefano kanë qenë shumë më të mirë.

“Njerëzve u pëlqen të bëjnë krahasime dhe duket se kanë harruar Cruyff, Platini, apo Di Stefano, që kanë qenë më të mirë se Messi”, ka deklaruar Pele.

Në një intervistë për gazetën kiliene “La Tercera”, “O rei” nënvizon se për lojtarët koha kalon shpejt dhe ai vetë është në pritje të shohë se sa do të zgjasë lavdia e Messi-t.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA