Ngacmimi seksual në punë, nuk parashikohet si vepër penale

17/05/2011 15:55

Raportet e organizatave shqiptare tregojnë se ngacmimi seksual është i
përhapur shumë edhe në Shqipëri. Por ne organet e drejtesise shqiptare
nuk ka denoncime te tilla, nderkohe qe Kodi Penal nuk e parashikon ate
si veper te denueshme.

Organizata jo qeveritare ne Shqiperi pershkruajne si me te prekura nga ngacmimet ne pune  femrat ne moshe te re, ato beqare apo te divorcuara. Por ne kodin penal te Republikes se Shqiperise ne seksionin krime seksuale, ngacimimi seksual nuk parashikohet si veper penale.

E pyetur nga Top Channel prokurorja Marjeta Zaimi shprehet se ne organin e akuzes ne Tirane nuk ka asnje denoncim per kete fenomen, aq me teper qe kjo gje nuk eshte e parashikuar ne legjislacion. Prokurorja shprehet se nisur nga fakti qe kjo gje po debatohet kohet e fundit ka diskutime per ndryshime ne kodin penal.

Per momentin ngacmimi seksual perfshihet si veper e turpshme vetem ndaj te miturve qe nuk kane arritur moshen 14 vjec.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA