Nafta “Vergine”, shoferët lënë qelitë

17/05/2011 15:55

Gjykata e Tiranes u dha lirinë të gjashtë shoferëve të akuzuar si të
përfshirë në skandalin e naftës “Vergine”, denoncuar se pari nga
ish-ministri i Energjitikës Dritan Prifti.

Pasi ishin lene ne burg pa afat edhe nga Gjykata e Apelit per akuzen e mashtrimit, falsifikimit te dokumentave dhe pastrimit te produkteve penale shtetasit Fadil Abdurramani, Reshat Aleksi,Genci Prence, Vladimir Koteci,Flamur Merkaj dhe Kadri Hajredini dolen para gjykateses Blerina Muca me kerkesen per ndryshim mase sigurimi.

Nepermjet avokatit te tyre Leonard Gremi, te pandehurit pretenduan se nuk kishin fare lidhje me kontrabanden e naftes “Vergine”, pasi sipas tyre ata ishin thjesht shofere te kamioneve. Me heret, gjykata u dha lirine dy biznesmeneve te akuzuar Bajram dhe Martin Fisheku, nderkohe qe te gjashte shoferet si dhe dy biznesmenet Hajri Elezi dhe Iliaz Fisheku, se bashku me dy punonjes te Doganes dhe Tatimeve qendruan ne qeli.

Por edhe biznesmeni Hajri Elezi i eshte drejtuar Gjykates se Larte per ndryshim mase sigurimi. Operacioni per skandalin e naftes Vergine u zhvillua ne mars pas hetimeve te krimit ekonomiko-financiar, qe provuan sipas prokuroreve se nga 2007- 2009, sasi te konsiderueshme te nenproduktit te naftes bruto dhe te perpunuar eshte tregtuar ne Shqiperi, ne kundershtim me ligjin duke e shitur si benzine e paster.

Pas arrestimeve te kryera prokuroria e Pergjithshme, deklaroi ne njoftim per shtyp se ky aktivitet i paligjshem eshte realizuar nga “Euroil” me ortak Hajri Elezin dhe ne bashkepunim me subjektin tjeter privat “fisheku’ me ortak Iliaz Fisheku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA