Mbretëresha zbret në Irlandë

17/05/2011 14:30

Mbretëresha e Britanisë është pritur në vizitën e parë të saj në Republikën e Irlandës nga presidentja Mary McAleese.

Pasi fluturoi në bazën ushtarake të Baldonelit, jashtë Dublinit, mbretëresha u shfaq e veshur me një xhaketë dhe kapele me ngjyrën simbolike të gjelbër.

Policia irlandeze është angazhuar në operacionin më të madh të sigurisë të organizuar ndonjëherë në vend, ku dhuna e disidentëve është rritur.

Ditën e djeshme, operativë të ushtrisë irlandeze gjetën dhe neutralizuan një bombë artizanale të vendosur në një autobus në hyrje të Dublinit.

Në bazën ajrore Baldonel, familja mbretërore është përshëndetur nga Forcat Ajrore Irlandeze dhe i janë dhuruar buqeta me lule nga një grup nxënësesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA