
Një grua vdiq ndërsa djali i saj ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Grabian të Lushnjës ndërsa Asime Dervishi dhe djali i saj Oltioni 15 vjec kanë qenë duke vaditur tokën.
Linja elektrike qe furnizonte pompen ka rene ne kontakt me ujin dhe per pasoje ka goditur gruan e me pas te birin.Kane qene te afermit te cilet pasi kane degjuar zhurmen dhe kane
pare nderprerjen e rrymes elektrike ne kete zone, kane rendur me vrap
prane vendit te ngjarjes. Ata kane marre me mjete te rastit dy te
aksidentuarit nga rryma elektrike dhe i kane derguar ne spitalin e
Lushnjes per ndihme, por gruaja ka nderruar jete me pare.
15-vjecari eshte derguar urgjentisht ne Spitalin Ushtarak, ku po merr ndihmen e nevojshme.Mjeket pohojne se gjendja e tij eshte kritike per jeten.
Top Channel