Lirohet me kusht gruaja e Mubarak

17/05/2011 17:00

Gruaja e ish presidentit egjiptian, Suzanne Mubarak, është lënë sot e lirë me kusht, pasi pranoi t’i kthente shtetit shumën e 24 milionë lirave egjiptiane (rreth 4 milionë dollarë).

Hetimi ndaj saj vazhdon për dyshime të tjera.

Ish zonja e parë mbahej në burg me akuzën e pasurimit në mënyrë të paligjshme, akuzë për të cilën është nën arrest në spital edhe ish presidenti, ndërsa dy fëmijët e tyre, Alaa e Gamal, janë në burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA