Agjentët e misionit EULEX kanë arrestuar në veri të Kosovës një eksponent të rëndësishëm të krimit të organizuar.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave personi në fjalë dyshohet për një seri veprash kriminale, si kontrabandë të karburanteve, shmagie të tatimeve dhe taksave të importit të akcizës.

Sipas burimeve, personi në fjalë, identiteti dhe etnia e të cilit nuk dihen ende, u ndalua nga policia në rrugën mes Zubin Potokut dhe veriut të Mitrovicës.

Hetimet që cuan në arrestimin e tij janë kryer nga Prokuroria Speciale e Kosovës nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it.

Kjo është një ndër të pakta arrestimet që misioni evropian ka bërë në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, që nga shumë analistë konsiderohet e dështuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA