Kaka’ përjashton rikthimin tek Milan

17/05/2011 18:10

Kaka’, sulmuesi i Real Madrid, ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi tek Milan.

“Luaj për Real Madrid dhe dua të vazhdoj me këtë klub edhe sezonin e ardhshëm. Nuk do të luaj as në kampionatin anglez, as në atë italian. Mendoj vetëm për Real Madrid dhe do të qëndroj në Spanjë”, u shpreh braziliani pasditen e sotme në një event të organizuar nga Adidas.

Kaka’ u transferua në Milano në vitin 2003 dhe fitoi Topin e Artë në vitin 2007 me fanellën kuqezi para se të niste aventurën në Spanjë në vitin 2009.

Ndërkohë, Milan ka bërë të ditur pasditen e sotme se ka zgjatur kontratën e mbrojtësit Thiago Silva deri në 30 qershor 2016.

Gjithashtu është arritur marrëveshja me Mark van Bommel dhe Flavio Roma për zgjatjen edhe me një vit të kontratës së tyre.

Mesfushori hollandez dhe portieri i tretë i kuqezinjve do të qëndrojnë tek Milan deri në 30 qershor 2012.

Pritet të mësohet e ardhmja e lojtarëve të tjerë kuqezinj që janë në skadim kontrate: Clarence Seedorf, Massimo Ambrosini, Alessandro Nesta, Andrea Pirlo, Filippo Inzaghi, Nicola Legrottaglie dhe Marek Jankulovski.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA