Kahn, në burgun më mizor të Nju Jorkut

17/05/2011 08:35

Shefi i FMN-së, Dominique Strauss Kahn është dërguar në burgun ku mbahen kriminelët më mizorë të Nju Jorkut, Rikers Island, nën akuzën e dhunës seksuale.

Gjyqtari i cështjes tha se zoti Strauss Kahn, 62 vjec, përbënte rrezik për arratisje, arsye për të cilën iu refuzua lirimi me garanci financiare.

Kahn u arrestua të shtunën në bordin e një avioni nën akuzën se ishte përpjekur të dhunonte kamarieren e një hoteli.

Ai po përballet me shtatë akuza dhe mund të dënohet me 25 vjet burg, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. Strauss Kahn, i cili shihej si favorit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në Francë, i ka mohuar akuzat.

Avokati i tij shprehu zhgënjimin e tij për refuzimin e lirimit me garanci, por tha se klienti i tij do të shfajësohet. “Kjo betejë sapo ka filluar”, tha avokati Benjamin Brafman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA