Juventus, agjenti i Aguero në Torino

17/05/2011 17:10

Jose Segui, agjenti i Sergio Agueros, sulmuesit të Atletico Madrid, ndodhet në Torino për një mbledhje me drejtuesit e Juventusit.

Në këtë mbledhje janë të pranishëm presidenti i klubit bardhezi, Andrea Agnelli, së bashku me Marotta dhe Nedved.

Tema e diskutimit është kontrata e mesfushorit bardhezi Mohamedd Sissokho, por do të flitet edhe për Sergio Aguero.

Juventus është shumë i interesuar për sulmuesin argjentinas dhe është i gatshëm të shpenzojë 30 milionë euro për të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA