Sekretari i shtetit në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic ka
deklaruar se ndarja e Kosovës nuk është një qëndrim zyrtar i Beogradit.

Ivanovic është shprehur se aplikimi i një opsioni të tillë do të sillte shpërnguljen e serbëve që jetojnë në jug të lumit Ibër.

“Bëhet fjalë për rreth 70 mijë persona, që në një rast të tillë me siguri do të shpërnguleshin në Serbi”, ka pohuar Ivanovic.

Qëndrim analog shprehu ditën e djeshme edhe zëdhënësi i qeverisë serbe, Milivoje Mihajlovic, i cili deklaroi se, cdo propozim i shprehur nga politikanët serbë për ndarjen e Kosovës ka qenë privat dhe jo zyrtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA