Irlandë, neutralizohet bomba në Dublin

17/05/2011 12:00

Një mjet shpërthyes, në gjendje funksionale, është gjetur mbrëmjen e
djeshme në afërsi të Dublinit, në Irlandë, në prag të vizitës historike
të mbretëreshës Elisabeth II.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike, sipas të cilave bomba është gjetur në një autobus dhe është neutralizuar nga ushtarët irlandezë.

Sipas burimeve, këta të fundit e kanë shpërthyer objektin, që ishte vendosur në vendin e bagazheve.

Vizita e mbretëreshës Elisabeth II është e para e një monarkeje britanike në 100 vitet e fundit.

Policia irlandeze thotë se rreth 4 mijë agjentë janë përfshirë në planin e sigurisë për vizitën 4-ditore, që vjen në një moment kur dhuna mes disidentëve republikanë është rritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA