Incidentet, policia e Vlorës shoqëron 15 persona

17/05/2011 13:50

Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat rreth 15 shtetas pas
ndeshjes ndërmjet ekipeve të Flamurtarit dhe Skënderbeut e cila qysh në
fillim të saj ka nisur me tension nga tifozët e Flamurtarit.

Në përfundim të saj tifoza të shumtë të Flamurtarit kanë shkulur pothuajse gjithë stolat e tribunës së stadiumit dhe i kanë hedhur ato në drejtim të fushës duke penguar lojtarët të futen në dhomat e zhveshjes, hyrja e të cilëve u bë e mundur falë shoqërimit nga punonjësit e policisë.

Më vonë tifozët janë grumbulluar në sheshin para stadiumit duke bllokuar edhe daljen e lojtarëve nga stadiumi për t’u larguar si dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve  në sheshin para stadiumit dhe aksin rrugor Skelë–Vlore. Ata kanë vijuar të hedhin shishe plastike dhe sende të tjera të forta, në drejtim të hyrjes kryesore të stadiumit duke mos ju bindur thirrjes së punonjësve të policisë së rendit publik, për t’u larguar.  Kjo situatë ka vijuar për rreth 2 orë dhe është shoqëruar nga forca të shumta të Policisë së Shtetit. Për personat e shoqëruar materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për vepra penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Në lidhje me këtë ngjarje nga Komisariati i Policisë Vlorë janë identifikuar edhe persona të tjerë të cilët pritet të shoqërohen dhe të vihen përpara përgjegjësisë ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA