Ha mëlçinë e shokut, arrestohet

17/05/2011 15:40

Drejtësia ruse po heton rastin e një personi të dyshuar për vrasjen e një të njohuri të vet, të cilit më pas i ka ngrënë edhe organet e brendshme.

Autoritetet kanë vënë në pranga Nikolai Chadrine, i prekur nga një sëmundje psikiatrike, që ka dëshmuar për krimin.

Hetimi ishte nisur pas vrasjes së një 40 vjeçari nga Moska, Ilia Egorov, trupi i të cilit ishtë copëtuar dhe përhapur në zona të ndryshme të qytetit.

Agjentët kishin identifikuar viktimën nga shenjat e gishtrinjve dhe më pas arritën deri tek vrasësi i mundshëm duke analizuar të njohurit e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA