Gara për president, Trump tërhiqet

17/05/2011 01:25

Multimiliarderi amerikan, Donald Trump njoftoi se nuk ka ndërmend të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Trump, një ndër kritikët më të ashpër të presidentit Obama, që shihej deri më sot si një nga alternativat e mundshme të republikanëve, tha se nuk ndjehej gati për të lënë sektorin privat e për t’iu dedikuar atij shtetëror.

Por mediat amerikane thonë se Trump njoftoi tërheqjen pas realizimit të një sondazhi ku 72 përqind e amerikanëve u shprehën kundër tij në Shtëpinë e Bardhë me arsyen se nuk do të ishte një president i përshtatshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA