Gaddafi dërgon ndërmjetësit në Moskë

17/05/2011 09:10

Ndërmjetësit e liderit të Libisë, Muammar Gaddafi, do të zhvillojnë bisedime me autoritetet ruse në Moskë.

Bisedime të vecanta mes Moskës dhe krerëve të rebelëve do të mbaheshin një ditë më vonë, por ato janë shtyrë për cështje teknike.

Kremlini ka refuzuar të njohë rebelët si pushteti legjitim në Libi dhe vazhdon të ruajë lidhjet formale më kolonelin Gaddafi.

Bisedimet mund të jenë një tregues se lideri libik po përpiqet të ndërmjetësojë dorëzimin e tij në këmbim të strehimit dhe paprekshmërisë.

Ditën e hënë, kryeprokurori i gjykatës së Hagës kërkoi një urdhër-arrest për Muammar Gaddafi-n, të birin Saif al Islam dhe shefin e shërbimeve sekrete, duke i konsideruar ata si përgjegjësit kryesorë për sulmet ndaj civilëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA