Erdogan: Nëse nuk fitoj thellë, do jap dorëheqjen

17/05/2011 16:20

“Do të largohem nëse nuk dalim fitimtarë nga zgjedhjet dhe nuk do arrijmë të formojmë qeverinë njëngyrëshe”.

Kështu është shprehur kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan në një takim elektoral, një muaj nga zgjedhjet parlamentare në vend.

Formacioni i tij konservator dhe islamik i moderuar (AKP) mendohet të marrë 42-50% të votave, sipas sondazheve, në të njëjtën linjë me 46% të marra për herë të dytë në 2007-n që i kanë mundësuar qeverisjen pa partnerë të koalicionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA