Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, e pranon
publikisht se ka gjykuar kryetarin aktual të Suharekës, Blerim Kuçi, dhe
e ka dënuar atë me pushkatim.

Në një intervistë për “Koha Ditore”, ish-udhëheqësi i shërbimit juridik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë se arsyeja pse e kishte dënuar me pushkatim Kuçin ishte dezertimi nga ushtria.

Dobruna, që tashmë i ka mbushur 70 vjeç flet, siç thotë ai, “pa ekuivok”, për të gjitha ngjarjet në UÇK.

Ai ka sqaruar se Kuçi nuk ishte pushkatuar për shkak se nuk kishte mundësi që të rreshtonte një brigadë ushtarësh para të cilëve duhej të kryhej pushkatimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA