Dhunimi i varreve, dëshmitarët: Punimet u sponsorizuan nga OMONIA

17/05/2011 16:10

Dëshmitarët e radhës të cështjes së dhunimit të varreve të fshatit
Boboshtice për ndërtimin e një platformë për memorialin grek kanë thënë
se punimet u sponsorizuan nga kreu i organizates ‘Omonia’.

Te thirrur nga pala mbrojtese dy deshmitaret Elenica Kotelli dhe Maria Male kane thene per gjykaten se pas nje mbledhjeje te bere nga kryesia e OMONIA-s per pastrimin e varreve dhe rregullimin e tyre u vendos qe kjo te kryhej me rastin e festes greke te 28 tetorit.

Dy deshmitaret e pyetura nga mbrojtja dhe prokuroria kane mbajtur te njejtin qendrim, duke thene se nuk kane dijeni per marrjen e ndonje leje per punimet nga organizata dhe se ne mungese te fondeve te OMONIA-s, punimet u financuan nga kreu Naum Disho.  

Ato kane pohuar para gjykates se u zgjodh Boboshtica per faktin se aty jane bere cdo vit ceremoni per ushtaret greke. Ne seance nuk jane paraqitur dy deshmitare te tjere te mbrojtes te cilet do te deshmojne ne seancen e radhes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA