Ish-kryeprokurorja e gjykatës së Hagës, Carla del Ponte ka deklaruar se
është e gatshme të hetojë trafikun e organeve që dyshohet të jetë kryer
në Kosovë gjatë luftës.

“Shpreh gatishmërinë time që të udhëheq këto hetime sepse i njoh faktet që kanë të bëjnë me cështjen, sepse njoh njerëzit që janë të përfshirë në të dhe sepse kam përvojë të madhe”, ka pohuar Del Ponte.

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Blic”, ajo ka theksuar se hetimet duhet të kryhen nga një grup i pavarur, me mandat nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Del Ponte është shprehur më tej se nuk ka qenë në dijeni të faktit që gjykata e Hagës ka shkatërruar rreth 400 dëshmi që kanë të bëjnë me cështjen në fjalë.

“Për shkatërrimin e këtyre dëshmive të mbledhura në vitin 2004 jam informuar nga mediat dhe sinqerisht jam e befasuar”, ka shtuar ish-kryeprokurorja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA