Bisedimet, nis sot raundi i katërt
17/05/2011 09:50
Sot dhe nesër në Bruksel do të zhvillohet raundi i katërt i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit për cështjet teknike.
Temat kryesore që do të preken në këtë takim janë fati i të pagjeturve dhe trashëgimia kulturore.
Pala kosovare në këtë raund do të përfaqësohet si zakonisht nga shefja Edita Tahiri, këshilltarët e saj dhe përfaqësues të institucioneve që lidhen me temat e mësipërme.
Lidhur me bisedimet negociatori serb Borko Stefanovic zhvilloi javën e kaluar një vizitë në Prishtinë, e cila u vlerësua si e rëndësishme nga faktori ndërkombëtar.
Top Channel