Bayern Munchen arrin marrëveshjen me Neuer

17/05/2011 19:20

Manuel Neuer, portieri i Schalke 04, do të jetë portieri i ardhshëm i Bayern Munchen.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i këshillit drejtues të klubit bavarez, Karl Heinz Rummenigge, i cili ka shtuar se zyrtarizimi do të vijë pas finales së Kupës së Gjermanisë, Schalke 04 – Duisburg.

“Duhet të lëmë të qetë ekipin e Schalke 04 në kuadër të finales së Kupës. Gjithsesi ka një marrëveshje verbale mbi transferimin e Neuer tek Bayern”, u shpreh Rummenigge.

“Jam i bindur se Neuer është një lojtar fitues i cili është i uritur për trofe. Karriera e tij tek Bayern Munchen mund të zgjasë 10 vjet”, shtoi Rummenigge.

Top Channel