Basha: Të numërohet çdo votë

17/05/2011 18:55

Kandidati i “Aleancës për qytetarin” për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha i ka kërkuar KQZ-së që të numërojë çdo votë në përputhje me vullnetin e qytetarëve për të zgjedhur.

Ai i ka bërë thirrje rivalit të tij Edi Rama që të mos pengojë numërimin votave.

“Çdo rezultat që nuk lejon zërat e të gjithë qytetarëve të numërohen, nuk është një vullnet i zgjedhësve në demokraci. Sot zoti Rama pretendoi se numërimi i votave ka përfunduar, por jo çdo votë është numëruar. Sot unë i kam kërkuar KQZ-së që të numëroj votat e vendosura aksidentalisht në kutitë e tjera, këto janë vota te vlefshme dhe askush nuk mund t’ua mohojë të drejtën qytetarëve për të zgjedhur. Ky është proçesi që Zoti Rama po pengon”, tha Basha.

“Uroj që qetësia dhe durimi të mbizotërojnë dhe t’i kthehemi punës që ky proçes të përfundojë. Kjo nuk ka të bëjë as me mua dhe as me zotin Rama, por me vullnetin që çdo votë të numërohet. Unë i kërkoj KQZ-së që të numërojë çdo votë që nuk është numëruar dhe këtë ta bëjë në mënyrë transparente. Jam i vendosur të bëjë gjithçka që ky proçes të jetë i lirë, transparent dhe i saktë”, theksoi Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA