Ahmadinejad “pushton” ministritë

17/05/2011 03:30

Përvec postit të presidentit, tashmë Ahmadinejad do të ushtrojë në Iran edhe detyrën e Ministrit të Naftës.

Vendimi është publikuar nga vetë Ahmadinejad për agjencinë e lajmeve iraniane IRNA. “Unë jam drejtuesi i Ministrisë së Naftës”, tha Ahmadinejad për IRNA.

Lëvizja ka ardhur pas shkarkimit të tre ministrave të kabinetit qeveritar, një lëvizje kjo e kritikuar ashpër prej parlamentit vendas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA