78 miliard euro për Portugalinë

17/05/2011 02:10

Ministrat e Financave të Eurozonës ranë dakort unanimisht për dhënien e një huaje prej 78 miliard euro për Portugalinë.

Në mbledhjen e mbajtur ditën e hënë në Bruksel, Ministrat e Financave thanë se dhënia e kësaj shume për Portugalinë është për të ruajtur stabilitetin e euros por edhe më tej akoma, të vetë Bashkimit Europian.

Ky takim u eklipsua nga arrestimi në Nju Jork i kreut të FMN-së, Domenique Strauss-Kahn i akuzuar për tentativë kryerje marrëdhënies seksuale me dhunë me një kamariere.

Shuma që do t’i huazohet Portugalisë do të ndahet në tre pjesë, mes FMN, Mekanizmin e Stabilitetit Financiar Europian (EFSM) dhe Fondin e Emergjencës (EFSF të cilat do të derdhin nga 26 miliard euro secila.

Portugalia, pas Greqisë dhe Irlandës kërkoi ndihmë nga BE dhe FMN një muaj më parë dhe si këmbim të ndihmës do të reformojë sistemin shëndetësor dhe do të ndërmarrë një program privatizimi ambicioz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA