47 kontrolle zbuluan 83 milionë lekë dëm

17/05/2011 08:00

Nga kontrollet e ushtruara gjatë periudhës janar-mars 2011, janë zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 83.208.000 lekësh.

Ky dëm efektiv i përket veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2008-2010, përcaktuar për çdo subjekt të kontrolluar në programet e kontrollit.

Për 3-mujorin e parë të vitit 2011, Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga 39 kontrolle të planifikuara për evadim, në fakt ushtroi dhe ka vijuar me përgatitjen e materialeve për 109 kontrolle, nga të cilat 47 janë të përfunduara e të evaduara.

Në fushën e prokurimit publik janë gjetur shkeljet më të mëdha, mbi 45 milionë lekë. KLSH-ja bën të ditur se edhe në sektorin e shpenzimeve operative janë zbuluar abuzime në vlerën e rreth 13 milionë e 4 mijë lekë.

Inspektorët e KLSH-së kanë regjistruar në evidencat e tyre abuzime edhe në fushën e urbanistikës, në masën e 7.7 milionë lekëve, në fushën e pagave në 7 milionë lekë dhe në dogana e tatime në vlerën e përbashkët, rreth 6.6 milionë lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA