Nazarko: KQZ do shpallë rezultatet sipas tabelave

16/05/2011 22:55

Për analistin Shpëtim Nazarko vonesa e shpalljes së rezultatit për Tiranën nga ana e KQZ nuk është pasojë e presionit politik, por vepër e kreut të institucionit, Arben Ristani.

Duke folur në emisionin Shqip në Top Channel, zoti Nazarko tha se vonesat do të ketë një afat dhe në fund KQZ do të shpallë rezultatin sipas tabelave përmbledhëse e do të ftojë palët që kontestojnë rezultatin të ankohen në organet përkatëse.

“KQZ do shpallë fituesin në bazë të tabelave përmbledhëse, sepse nuk ka cfarë të bëjë më shumë. Dhe me shumë të drejtë do t’i thotë Bashës merri letrat që ke kontestuar dhe ankohu në organet përkatëse”, tha zoti Nazarko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA