Meta: Më shumë vota se në zgjedhjet e kaluara

16/05/2011 14:45

Kryetari i Lëvizjes për Integrim Ilir Meta deklaroi se forca politike që
drejton ka marrë më shumë vota se në zgjedhjet e kaluara duke treguar
se qytetarët vazhdojnë ta mbështesin.

Meta deklaroi se zgjedhjet ishin shumë të mira dhe përmbushën standardet, ndërsa theksoi se rezultatet në Tiranë për LSi-në shënuan një shifër më të lartë se më parë.

“Kemi marrë 8 mijë vota më shumë se sa zgjedhjet e fundit të vitit 2009. Votat e LSI-së dhe zemrat që rrahin për LSI-në janë vetëm për të dhe jo prej faktin se cilit koalicion i përket”, tha Meta në një prononcim për mediat, ku uroi kandidatët fitues në të gjithë vendin, pavarësisht se cilit kah i përkasin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA