KQZ, Gjoncaj: Ristani të ndërhyjë në KZAZ-në numër 49

16/05/2011 10:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sërish paraditen e së hënës për
të diskutuar mbi procesin zgjedhor në Tiranë dhe për kërkesat ankimore
të depozituara nga individë dhe subjektet politike në këtë institucion.

Përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjoncaj deklaron se në KZAZ-në numër 49, shumica nuk pranon të bëjë detyrën sipas ligjit edhe pse prej dy ditësh ka nxjerrë rezultatet përfundimtare.

“Kreu i KQZ-së duhet të ndërhyjë për të zgjidhur situatën. Mendoj se kjo qetësi është e qëllimshme për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve lokale. Kërkoj shkarkimin e 4 komisionerëve të papërgjegjshëm në KZAZ-së numër 49”, tha Gjoncaj.

Pas ketij propozimi, KQZ vendosi per shkarkimin nga detyra te kreut te KZAZ-se numer 49.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA