Në Maqedoni është hapur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit.

Gjatë 20 ditëve të ardhshme partitë politike do të kenë mundësi të prezantojnë para qytetarëve programin zgjedhor.

Fushata mbyllet më 3 qershor në orën 24:00. Në këtë garë do të hyjnë 18 parti, shtatë prej të cilave janë shqiptare.

Të drejtë vote kanë rreth 1,8 milion qytetarë. Zgjedhjet do të realizohen sipas modelit proporcional në gjashtë njësi zgjedhore në territorin e Maqedonisë.

Për herë të parë do të organizohen zgjedhje edhe për diasporën. Partitë politike paraprakisht kanë nënshkruar një dokument të përbashkët për zgjedhje demokratike.

SHBA, BE, NATO dhe OSBE kanë bërë thirrje për zgjedhje të lira. Procesi zgjedhor do të vëzhgohet nga 330 vëzhgues të OSBE-ODIHR dhe 3500 vëzhgues vendorë. Zgjedhjet e 5 qershorit janë të dytat të parakohshmet nën drejtimin e Nikolla Gruevskit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA