
Ish-kryetari i KQZ-së, Clirim Gjata ka deklaruar se afatet janë elementi kyc në menaxhimin e një procesi zgjedhor.
Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, Gjata ka sqaruar hapat që duhet të ndiqen.
“Cështja e afatit është parësore. Afati nis që nga dorëzimi i tabelave. Si bëhet kjo? Në momentin kur KZAZ-ja e fundit dorëzon materialet e fundit, atëherë nis procesi”, ka pohuar Gjata.
Megjithatë, juristi ka nënvizuar se edhe vonesa e KQZ në disa raste është e nevojshme për të garantuar një rezultat sa më korrekt.
“Brenda 48 orëve, se si vepron KQZ-ja e përcakton ligji. Për mua ligji e ka 48 orë, a nuk do të ishte më mirë të kishim një rezultat të saktë edhe me vonimin e KQZ-së?”, është shprehur Gjata.
Top Channel