Bushi: Numërimi u zvarrit qëllimisht

16/05/2011 21:55

Për juristin Eno Bushi, procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve lokale të 8 majit është zvarritur qëllimisht.

Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, Bushi është shprehur se, nëse do të ishin ndjekur të gjitha procesurat, rezultatet do të ishin shpallur shumë më parë.

“Pati vonesa vetëm me qëllim që të zvarritej procesi. Nëse procesi nuk do të kishte zvarritje, mendoj se ditën e martë mund të kishim rezultate për të gjitha njësitë zgjedhore”, ka deklaruar Bushi.

Sipas tij, zvarritjet kanë qenë të qëllimshme dhe janë pasqyruar në mënyrë korrekte edhe nga mediat. “Shtypi i ka pasqyruar llojet e bllokimeve dhe shumica e tyre kanë qenë të qëllimshme”, ka pohuar Bushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA