Urimi për fitoren e zgjedhjeve
14/05/2011 20:00
Partia Demokratike Italiane sapo ka marrë lajmin për fitoren elektorale të Edi Ramës ka deklaruar sa vijon:
“Prova e fortë elektorale e Tiranës, që vetë Berisha e kishte cilësuar si test deçiziv për mundësinë e zgjedhjeve të parakoshme, ku fitoi, siç pritej nga i gjithë komuniteti socialist europian, lideri i Partisë Socialiste shqiptare, Edi Rama. Konfirmohet kështu suksesi i plotë i Partisë Socialiste shqiptare në këto zgjedhje administrative”.
“Edit i përcjellim urimet më të sinqerta, shkruhet në letër e shpresojmë që Shqipëria të mund shikojë konfirmimin e zgjedhjeve politike të parakohshme. Kjo për t’i dhënë mundësinë popullit shqiptar”.
Top Channel