TCH më i saktë se KQZ

14/05/2011 20:55

Kur mbeteshin pa numëruar edhe 3 kuti për Bashkinë e Tiranës, Top Channel ka detyruar KQZ-në të korrigjojë shifrat e saj të rezultateve paraprake.

Nga raportimet në terren, televizioni dispononte shifra të ndryshme nga ato të KQZ-së për dy njësi bashkiake.

Pas verifikimit me tabelën përmbledhëse të KZAZ-së, Top Channel raportoi të premten mospërputhjen me njësinë 1.

Kjo mospërputhje ishte korrigjuar në fakt prej vetë KQZ-së, pak minuta përpara këtij raportimi.

Të shtunën, vijonte të ekzitonte një mospërputhje prej 108 votash në njësinë bashkiake Nr. 8.

Fill pas këtij raportimi, KQZ rregulloi shifrat e saj, për të ardhur në shifrat e disponuara nga Top Channel.

Për zgjedhjet e 8 majit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ofroi “on line” rezultate paraprake, me një vonesë prej 30-45 minutash nga përfundimi i numërimit.

Një kohë mjaft e mirë kjo për KQZ, në raport me eksperiencat e shkuara.

Por raportimi i KQZ-së, për shkak edhe të proçedurave të sigurisë, vinte disa minuta më vonë se raportimet e televizioneve.

E megjithatë, në këtë përpjekje për të raportuar lajmin, Top Channel, ndryshe nga sistemi i KQZ-së, u tregua i pagabueshëm. Një standard më shumë në përpjekjen për raportimin serioz dhe profesional.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA