Njësia 5, mbërrijnë vëzhguesit e huaj

14/05/2011 10:20

Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë mbërritur në njësinë numër 5, ku pritet të fillojë nga momenti në moment numërimi i 8 kutive të mbetura. Kutitë në fjalë pritet të përcaktojnë fatin e drejtimit të bashkisë së kryeqytetit.

Deri tani, nga 57 kutitë e numëruara kryeson kandidati i PS, Edi Rama me 16977 vota, ndërsa ai demokrat Lulzim Basha me 12785 vota.

Ndërsa në total kryesimi i përket kandidatit të Aleancës për Qytetarin, 123348 vota, ndërsa ai i Aleancës për të Ardhmen 122777.

Ndërhyrja e ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë ka bërë që palët politike të ruajnë qetësinë dhe që numërimi të përshpejtohet.

Ndërkohë, KQZ po zhvillon një mbledhje për të diskutuar mbi ecurinë e pjesës së mbetur të procesit zgjedhor, duke u fokusuar tek debati për fletët e pavlefshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA