KQZ: Rezultati paraprak, i pakuptimtë
14/05/2011 20:40
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë të ditur në një dalje për mediat se është e pakuptimtë të flitet për një rezultat paraprak, duke parë edhe ngushtësinë e diferencës së votave për Tiranën.
Ai ka theksuar se KQZ është duke verifikuar çdo proçes-verbal dhe se shumë shpejt do të shpallë rezultatin e saktë.
“Rezultati paraprak konsiderohet i pakutimtë. Është e kuptueshme që mund të ketë gabime njerëzore gjatë mbledhjes së të dhënave dhe në këtë mënyrë kjo është e justifikueshme. KQZ do të fillojë menjëherë verifikimin e proçes-verbaleve dhe do të shpallë rezultatin e saktë”, theksoi zëdhënësi.
Top Channel