Kosova dhe Kroacia kanë nënshkruar një memorandum për bashkëpunimin ekonomik.

Marrëveshja është firmosur nga ministrat për Zhvillimin Ekonomik të dy vendeve, Besim Beqaj dhe Gjuro Popijac, në Zagreb.

Sipas mediave kosovare, pakti do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, në vecanti në fushën e energjisë.

Sipas të dhënave të fundit, në tremujorin e parë të këtij viti totali i shkëmbimit të mallrave mes Kroacisë dhe Kosovës ka arritur vlerën 9.1 milionë euro.

Nga këto, 8.4 milionë janë mallra të eksportuara nga Kroacia në Kosovë, ndërsa 700 mijë euro janë eksportuar anasjelltas.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA