Kasat, qeveria rimburson 46 njësi vendore

14/05/2011 08:15

Me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi dje të kompensojë vlerën e taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale dhe taksimetrave, për njësitë e qeverisjes vendore, për 21 bashki dhe 25 komuna.

Ky fond, në vlerë 416 592 351 lekë, do të përballohet nga fondi i kontingjencës i miratuar në buxhetin e vitit 2011.

Pjesa dërrmuese e bizneseve është pajisur me kasë, por mbeten edhe rreth 25 mijë subjekte, të cilat nuk i kanë vendosur dhe që rrezikojnë të gjobiten.

Në rang vendi janë pajisur me kasa rreth 56 mijë e 500 subjekte, nga rreth 82 mijë që ishin planifikuar për t’u pajisur, deklarojnë tatimet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta