Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, përmes një deklarate të saj, ka përcjellë urimet për atë që e quan një fitore të demokracisë dhe të popullit shqiptar.
Ndërsa ende nuk është bërë publik rezultati i zgjedhjeve vendore, që kanë mbajtur të ngërthyer shqiptarët që prej votimeve të së dielës, misioni diplomatik amerikan thekson se në kohën kur të dyja palët pretendojnë fitoret, është e rëndësishme të pritet çertifikimi i rezultateve në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Pozicioni ynë, thuhet në deklaratë, është bashkërenduar në konsultim të ngushtë me kreun e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë dhe kreun e prezencës së OSBE-së në Tiranë.
Deklarata mbyllet sërish me urimet për popullin shqiptar, për atë që e cilëson kapërcimin e vijës së finishit.
Top Channel