Aleanca Kuqezi, kritika partive

14/05/2011 10:15

Aleanca Kuqezi, që së fundmi ka ndërmarrë një fushatë kundër regjistrimit të popullsisë në baza fetare dhe etnike, ka kritikuar partitë politike për vonesat në numërimin e votave të zgjedhjeve të 8 majit.

“Është turp që një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve nuk ka ende një rezultat. Kemi të bëjmë me një mungesë integriteti gjatë procesit të numërimit. Po të mos ishte për ambasadorët, ky shtet do të ishte destabilizuar”, thuhet në një reagim të aleancës.

Organizata në fjalë është shprehur se, partitë politike kanë frikë nga vota e qytetarit dhe për këtë arsye kanë polarizuar shoqërinë.

“Zgjedhjet kanë paralizuar jetën e përditshme të qytetarëve”, thuhet më tej në reagimin e Aleancës Kuqezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA